Regjistri i Barreve Siguruese eshte krijuar qe me 2001 me iniciativen e qeverise shqiptare (Ministria e Financave) me ndihmen e USAID sipas ligjit “Pėr barrėt siguruese”, Numėr 8573, miratuar nga Parlamenti Shqiptar mė 18.10.1999, i ndryshuar me ligjin Nr. 9524, dt.25.04.2006 dhe rregulluar nga Rregullorja e Barrėve Siguruese ( sipas urdhėrit Nr. 493, dt.06.07.2006 (METE).

Bazuar ne Ligjin Nr. 9663, 18.12.2006, “Per Koncensionet”, VKM Nr. 113, 02.02.2009 “Per Percaktimin e Autoritetit Kontraktues Per Fillimin e Procedurave Mbi Dhenien me Koncension te Sherbimeve te Regjistrit te Barreve Siguruese “ operimi dhe memaxhimi i funksioneve te regjistrit te barreve siguruese iu kalua me koncension Shoqerise ROEN Company ne Prill te vitit 2009. Regjistri I Barreve Siguruese me te gjithe komponentet e tij eshte prone e Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjise.e cila eshte pergjegjese gjithashtu per ndryshimin e legjislacionit mbi te cilin vepron Regjistri.

Funksioni i Regjistrit te Barreve Siguruese mbeshtetet mbi nje system bashkekohor te ligjit te financimit te siguruar duke krijuar dhe inkurajuar nje klime te pershtatshme per financimin e siguruar ne Shqiperi.

Regjistri pėrmbledh regjistrimin e barrėve siguruese dhe pretendimeve shtetėrore kundrejt gjithė llojeve tė debitorėvė, pėr shembull, shoqėrive dhe individėve.

Regjistri ka dy funksione:

  1. T’u sigurojė barrėmarrėsve (kreditorėve) mjete pėr tė regjistruar barrė siguruese mbi pasurinė e luajtshme tė prekshme dhe tė paprekshme tė barrėdhėnėsve (debitorėve). Regjistrimi ėshtė njė metodė pėr tė vendosur preferimet relative ndėrmjet pretendimeve konkuruese mbi pasuritė e debitorit; dhe
  2. Tė sigurojė njė sistem kėrkimi me informacion tė saktė dhe aktual pėr palėt e interesuara pėr tė blerė apo pėr tė dhėnė hua duke u bazuar mbi pasuritė e prekshme apo tė paprekshme si kolateral.

Klientet kryesore te regjistrit jane:
  • Bankat komerciale te nivelit te dyte me te gjithe deget e tyre, duke perfshire dhe bankat tregtare te huaja, organizata dhe institucione kredidhenes si dhe shoqeri te tjera financiare;
  • Shoqerite e leasing;
  • Studiot ligjore;
  • Studiot noteriale te te gjithe vendit;
  • Drejtorite lokale dhe qendrore te tatim-taksave, etj.
  • Individe te interesuar per kerkimin e informacionit ne regjister per te verifikuar barre siguruese.


Ndryshimet ne ligjin per Barret Siguruese kane permiresuar dhe forcuar kuadrin ligjor mbi te cilin vepron regjistri.

Ligji Nr. 10 185, date 5.11.2009 i cili i parapriu Urdhrit te Perbashket te Ministrit te Drejtesise dhe te Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes, Nr.2007/1 date 02.03.2010 “Mbi rastet kur noteret kerkojne per nje informacion te shkruar ne bazen te dhenave te regjistrit dhe procedurat respektive qe duhet te ndiqen” kane rritur se tepermi ndergjegjesimin e publikut persa i perket kerkimit te informacionit ne regjister kur kryhen transaksione me pasurite e luajtshme. Si rezultat gjate vitit 2010 u shtua numri I transaksioneve te kryera ne regjistrin e barreve siguruese.

Registri I Barreve Siguruese eshte i perbere nga dy komponente, baza e te dhenave te klienteve dhe baza e te dhenave te transaksioneve te sigurimit te kredive. Baza e te dhenave te klienteve jep informacion mbi gjendjen e llogarive te klienteve, te te ardhurave te regjistrit etj. Baza e te dhenave mbi transaksionet e barreve siguruese eshte nje regjister elektronik me ane te te cilit klientet regjistrojne barre siguruese, zgjatje vitesh per barret e sigurise, ndryshime dhe perfundime te barreve siguruese ekzistuese.


Kontakto
   Regjistri i Barreve Siguruese
Adresa
   Rr. e Dibres, Qendra e Biznesit AK, Prane Selvise, Kati IV, Tirane
Tel
   +355 4 2420005
Tel/Fax
   +355 4 2420006
E-Mail:
   rbs@roen-al.com


Te gjitha te drejtat te rezervuara nga Roen Company

Politikat e Privatesise